Ministria e Drejtesise kerkese autoriteteve greke per ekstradimin e Arben Frrokut

Ministria e Drejtësisë u dërgoi autoriteteve të drejtësisë greke kërkesën për ekstradimin e shtetasit Arben Frroku.
Brenda 15 ditësh pritet që autoritetet greke të shqyrtojnë ekstradimin e Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Frroku po hetohet për vrasjen e ish shefit të komisariatit numër 6 në Tiranë, ndërsa masa ndaj tij u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në mungesë.
Arben Frroku dhe Jak Jaku u arrestuan mëngjesin e 25 shkurtit në Selanik të Greqisë dhe u lanë në burg për 40 ditë nga gjykata greke për armëmbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.
Përmes kërkesës së saj, Ministria e Drejtësisë kërkon nga autoritetet greke ekstradimin e tyre. Ndërkohë, avokati i Frrokut ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit, e cila më datë 19 mars do ta shqyrtoj ankimin dhe do të shprehet me vendimin e formës së prerë.