Projekti TAP ndikim te fuqishem ne zhvillimin ekonomik te vendit
Përfitimet ekonomike, pozita e Shqipërisë në rajon si dhe ngritja e nivelit të marrëdhënieve mes tre vendeve ishin çështjet e evidentuar më gjerësisht nga Kryeministri Berisha për projektin TAP.
Duke folur përpara kabinetit qeveritar, kreu i ekzekutivit vlerësoi rëndësinë e zbatimit të një projekti të tillë për vendin tonë.
“Ky është projekti më i madh i kohës për Europën . Kjo marrëveshje sposton shkallën e bashkëpunimit mes tre vendeve tona në një nivel të ri të panjohur me parë, shumë të madh. Marrëveshja është një kuadër i shkëlqyer ligjor, i cili i jep përparësi përballë projeketve të tjera.
Zbatimi i këtij projekti përbën për Shqipërinë zhvillim më të madh në historinë e saj, dhe me ndikim më të fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, përbën për qytetarët për çdo familje shqiptare një ulje të artë të kostos së jetesës, apo të shpenzimeve që ato bëjnë sot për ngrohje dhe gatime. Përbën një mundësi të madhe për superfuqinë energjetike në rajon”, vlerësoi Berisha.
Në gjykimin e Berishës, miratimi nga ana e qeverisë i marrëveshjes për projektin TAP mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, shënon një moment të rëndësishëm për këto vende, pasi në to do të kalojë projekti i ardhshëm më i madh i kohës për Europën, siç është gazsjellësi Transadriatik.
Ndërkohë që gjatë kësaj mbledhje Kryeministri kërkoi nga anëtarët e ekzekutivit që të garantojnë heqjen e barrierave të pameritura për biznesit, zgjerimin në maksimum të lirisë dhe të iniciativave, për nxitjen e prodhimit dhe të punësimit.
Njëkohësisht, dhe porosia për krerët vendorë shkoi në këtë drejtim, ku sipas kreut të qeverisë, drejtuesit lokalë duhet të nxisin biznesin pasi duhet të kontribuojmë në rritjen ekonomike të vendit.