E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtësisë miraton ligjin për mbikëqyrjen elektronike

TIRANË- Ministria e Drejtësisë e cilëson tepër të rëndësishëm miratimin sot në qeveri të ligjit për mbikqyrjen elektronike.

Nga zbatimi i këtij ligji përfitojnë të dënuarit me arrest shtëpie, personat me dënim alternativ. Kjo lloj masë do të aplikohet më shume tek të rinjtë si dhe tek të miturit në konflikt me ligjin. Sipas ministrisë së Drejtësisë që ka hartuar dhe draftin. Ky ligj do të rrisë jo vetëm sigurinë në komunitet, por do të shkurtojë shpenzimet e buxhetit te shtetit dhe do të rrisë zbatueshmërinë e vendimeve të gjykatave.

Ligji parashikon vendosjen e disa pajisjeve sigurie në trupin e të dënuarve të sipërpërmendur, duke theksuar se pajisjet janë shumë të sigurta dhe risku i largimit të të mbikqyrurve është zero.

Bëhet fjalë për një pajisje sa një ore dore, e cila vendoset dhe mbahet lehtësisht ose në dorë ose në këmbë, në të cilën koordinatat që jep pajisja në çdo kohë do të koordinohet me një hartë e cila ka të gjithë sistemin administrativ të Shqipërisë.

Janë rreth 300 persona nga Tirana të parët që do të përfitojnë nga mbikëqyrja elektronike pasi kryeqyteti do të jetë vendi i pare ku do të nisë zbatimi i këtij sistemi pasi edhe sallat operative të policisë janë gati

Kjo gjë ul kohën e aplikimit dhe e dyta është se ka një favor shumë të madh pasi punonjësit e sallës operative do të shikojnë nëpër ekrane vendndodhjen e pajisjes dhe në momentin që personi do të dalë jashtë zonës së lejuar kjo konstatohet menjëherë nga salla operative dhe harta e tregon që personi nuk ndodhet në zonën e lejuar po ndërkohë edhe operatori i sallës ka edhe vendndodhjen e makinës së policisë, pra e di kush është patrulla më e afërt e policisë dhe e lajmëron për të shkuar dhe për të marrë të dënuarin me GPS.

Pajisjet kane një lloj sistemi i cili ne zhargon quhet pajisje sistem antivandal dhe në momentin që tenton ta manipulosh ose dëmtosh pajisjen ajo sinjalizon menjëherë sallën.

Projekt-ligji për mbikëqyrjen elektronike u diskutua edhe me grupet e interesit ku morën pjesë përfaqësues të Gjykatës së Lartë, Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, OSBE-së EURALIUS dhe Ambasada Britanike dhe është hartuar me konsulencën e tyre.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›