Mediu: Draft për ruajtjen dhe shfrytëzimin e rezervave ujore
TIRANE- Uji duhet të vlerësohet si një e mirë ekonomike nga të gjithë, duke zbatuar detyrimet që dalin nga zbatimi i legjislacionit në fuqi, tha sot në konferencën e organizuar në Hotel Tirana, në kuadër të Javës së Ujit, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu. Ai prezantoi gjatë kësaj konference draftin e ri të hartuar nga institucioni që drejton, për menaxhimin e integruar të ujërave. Sipas Mediut ky draft synon ruajtjen dhe shfrytëzimin e rezervave ujore si dhe mbrojtjen e tyre nga ndotjet dhe shpërdorimet.
Mediu tha se “rëndësi po u jepet hartimit të planeve për menaxhimin e baseneve ujëmbledhëse. Një projekt pritet të nisë së shpejti për këtë qëllim fillimisht në basenin e lumit Mat. Kurse në vijim projekte të ngjashme do të zbatohen edhe për basenet ujëmbledhëse të Drin-Bunës dhe Semanit”.
Më tej ministri i Mjedisit theksoi se përdorimi, trajtimi dhe menaxhimi i burimeve ujore, paraqet një nga sfidat më të mëdha që shoqëria përballet sot në një shkallë globale, sfidë kjo që bëhet me komplekse për shkak të zhvillimeve intensive te vendit dhe rajonit, por edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike e fenomeneve natyrore.
(m.a/BalkanWeb)