Ministria e Drejtesise nisma per nje ligj te posacem mbi detyrimet ushqimore
Ministria e Drejtesise ka ndermarre se fundmi nismen Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne konventen lsquoPer njohjen dhe zbatimin e vendimeve ne lidhje me detyrimet ushqimore miratuar me 2 tetor 1973 ne Konferencen e Hages. Kjo konvente ka si qellim paresor vendosjen e normave te perbashketa ndermjet shteteve pale per te rregulluar zbatimin e vendimeve qe lidhen me detyrimet ushqimore. Ndryshe nga 22 shtetet qe e kane ratifikuar kete konvente si Australia Franca Gjermania Greqia Holanda apo Suedia Shqiperia nuk eshte ende shtet pale i kesaj konvente.
Ne kuader te kesaj ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka propozuar qe edhe Shqiperia te kete nje ligj qe mbron kategorite perfituese dhe kriteret mbi te cilat behet perzgjedhja.
Fusha e veprimit eshte hapesira ku ky akt zbatohet per nje vendim te dhene nga autoriteti gjyqesor apo administrativ lidhur me nje detyrim ushqimor qe rrjedh nga nje marredhenie familjare atesie martesore apo lidhje tjeter gjaku duke perfshire nje detyrim ushqimor ndaj nje te mituri personave te lindur jashte martese.
Kjo konvente parashikon qe rimbursimi i te mirave te dhena per perfituesin e detyrimit ushqimor te realizohet nga nje institucion apo organ publik.