Laci merr nje fitore minimale Teuten e mposht vetem Marashi
Krahas ndeshjes se Vlores ne oren 1300 te se dieles ka filluar edhe nje ndeshje tjeter e Kategorise Superiore Ajo mes Lacit dhe Teutes e cila ka perfunduar me fitoren minimale te vendesve. Goli i Marashit i realizuar ne minuten e 72 ka shtuar edhe 3 pike te tjera ne llogarine e kurbinasve nderkohe qe djemte e detit pavaresisht se jane paraqitur mjaft mire ne Lac kane dale duarbosh nga kjo fushe. Ashtu si nje jave me pare nga Kruja duke koleksionuar kesisoj humbjen e dyte radhazi. Lacianet e kane nisur shume mire ndeshjen ne shtepine e tyre duke qene ata dominuesit e lojes dhe duke krijuar disa raste per shenim. Por per minuta te tera ata kane vuajtur mungesen e saktesise te sulmuesve te tyre por edhe te lojtareve te perfshire ne manovrat sulmues. Nderkohe qe Teuta eshte perpjekur per ti dhene peshe kesaj sfide jo pak te rendesishme per te por ka qene e pamundur tu imponohet vendasve te cilet kane qene me te motivuar. Gjithsesi diferencen e madhe ne kete perballje thuajse mes skuadrave te barabarta e ka bere goli i Marashit ne minuten e 72 ku futbollisti lacian ka mundur ta coje topin ne rrjete edhe per merite te mungeses se mbulimit nga ana e mbrojtjes durrsake. Me kete fitore Laci i drejtuar nga Stavri Nica ngjitet ne kuoten e 17 pikeve ndersa Teuta mbetet ne kuoten e 15 pikeve.