E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave: Ish- të përndjekurit grevistë kanë përfituar këstin e parë të dëmshpërblimit. Ja lista e përfituesve

09-10-2012 / Gazeta 55

Dorian Teliti: Asnjë qindarkë dëmshpërblim nuk është dhënë nga qeveritë e mëparshme socialiste për këtë shtresë të shoqërisë


“Ish-të përndjekurit, të cilët ndodhen prej disa ditësh në grevë urie kanë marrë të gjithë këstin e parë”. Ministria e Financave sqaron publikisht se kësti i dytë do të ndahet në ditët në vijim, pasi procesi vazhdon pa ndërprerje. Sekretarit i Përgjithshëm i ministrisë së Financave, Dorian Teliti sqaroi se grevisti, të cilit iu vu flaka nga shoku i tij është dëmshpërblyer për këstin e parë në shumën e 3 mijë dollarëve dhe ende nuk ka marrë këstin e dytë, për shkak të moshës. Sipas Telitit, edhe zjarrvënësi, Perikli Shqevi është dëmshpërblyer për këstin e parë, ndërsa është në proces për të marrë këstin e dytë. “Zotërinjtë të cilët janë sot në grevë urie kanë marrë nga kjo qeveri duke filluar nga janari i vitit 2009 deri në 30 shtator 2012 gjithsej dhe pandërprerje 5.6 miliard lekë ose 56 milion dollarë. Kësti i parë është shlyer për të gjithë ata që sot të manipuluar politikisht janë në greve urie. Në informacionin që do t’ju jap në vijim nuk përfshihen dhënia e banesave apo privatizimet që kanë përfituar qofshin këto ish-ndërmarje, hotele, magazine apo prona të tjera shtetërore. Personi të cilin e ndezën flakë dje për qëllime kriminale, z. Gjergj Ndreca me nr. dosje 17709 ka marrë këstin e parë të pagesës në shumën 291.750 lekë të reja ose afërsisht 3 mijë dollarë, ndërkohë që nga ligjet e mëparshme, po të qeverisë së djathtë, ka përfituar 700 mijë lekë letra me vlerë (7.000 dollarë), të përdorura për privatizime të pronave publike, për të cilat do të keni një informacion më të plotë në ditët në vijim. Perikli Shqevi, i cili është zjarrvënësi që i ndezi flakën shokut të tij, Ndreca, i datëlindjes 1957 me nr dosje 16.878 ka marrë deri sot 585.753 lekë ose 5 800 dollarë si dhe 1.129.973 letra me vlerë (mbi 11.000 mijë dollare)”- u shpreh Teliti. Sipas tij, shuma totale e shpërndarë për këtë kategori deri më sot është 65 milion dollarë dhe procesi i dëmshpërblimit është një proces i pandërprerë. Në total të gjithë personat që ndodhen në grevën e urisë janë paguar për këstin e parë me rreth 83 mijë dollarë dhe nga kësti i dytë kanë përfituar deri më sot afërsisht 28 mijë dollarë. Jo vetëm kaq, po këta persona kanë përfituar edhe nga letrat me vlerë. Nga lista e përmendur nga Ministria e Financave, vetëm dy persona nuk kanë përfituar për shkak të dorëzimit të dokumenteve jashtë afateve kohore, ndërsa një person tjetër është trashëgimtar i ish-të përndjekurit politik. “Dua të vë në dukje se asnjë qindarkë dëmshpërblim nuk është dhënë nga qeveritë e mëparshme socialiste për këtë shtresë të shoqërisë. Ky është një dëmshpërblim i cili filloi gjate qeverisjes së djathte pas vitit 1992, u ndërpre gjatë qeverisjes socialiste dhe ri-filloi dhe po kryhet përsëri vetëm nga kjo mazhorancë. Vlera e dëmshpërblimit te dhënë nga kjo qeveri, është me e larta e dhene nga çdo vend tjetër ish-komunist në botë. Tarifa për dëmshpërblim e aplikuar nga qeveria shqiptare sot është 18.6 dollarë në ditë. Ky është qëndrimi i kësaj qeverie ndaj kësaj shtrese të përndjekurish të cilëve sigurisht kompensimi financiar nuk mund t’ju kthejë vitet e humbura, por rivendos drejtësinë e munguar dhe është konfirmim i vëmendjes së kësaj mazhorance ndaj kësaj shtrese”- tha ai.




Mbi pagesat e ish te denuave pjesemares ne Grevë                    


1.    Gjergj  Ndrec Ndreca                2,334,000        paguar 2010   291,750  nen moshen 65 vjec   


2.    Asllan Ramadan Patrioti       1,796,027        paguar viti 2009     224,503        nen moshen 65 vjec   


3.    Perikli Spiro Shqevi     4,686,027        paguar ne vitin 2011     585,753        nen moshen 65 vjec   


4.    Petrit  Ali  Mukaj      2,828,384        paguar ne vitin 2009     353,550      Kësti i dytë:  paguar ne vitin 2012     353,546   


5.    Fatmir Gafur Lloci     2,759,233        paguar ne vitin 2009     688,900        shuma e te dy kesteve   


6.    Ramazan Ismail Spahiu     5,919,350        paguar ne vitin 2009     739,900     Kësti i dytë:  paguar ne vitin 2012     739,938   


7.    Xhemal Bajram Zhuri    2,460,000    paguar ne vitin 2010 307,500 lekë      nen moshen 65 vjec   


8.    Vasil Llambi Koci     2,046,000        paguar ne vitin 2009     918,200        shuma e te dy kesteve   


9.    Guxim Shefqet Kulloli     5,588,000        paguar ne vitin 2009     694,700        nen moshen 65 vjec   


10.    Fatmir Enver Lamaj     4,510,760        paguar ne vitin 2009     563,800        nen moshen 65 vjec   


11.    Kujtim Idriz Kaziu     4,416,000        paguar ne vitin 2009     552,000  Kësti i dytë   paguar ne vitin 2012     552,000   


12.    Arif Riza Beu     3,390,000        paguar ne vitin 2010     423,750        nen moshen 65 vjec   


13.    Petrit Lipo (per Ramadan Demir Lipo     5,652,578        paguar ne vitin 2011-2012     706,572        vdekur me trashgimtar  


14.    Besim Rasim Valteri     6,071,233        paguar ne vitin    2010     758,904   Kësti i dytë:     paguar ne vitin 2012     758,904    


15.    Ylli Bekim Gjoncaj     2,640,712        paguar ne vitin   2009     330,100     Kësti i dytë:   paguar në vitin 2012     330,078   



16.    Gazmend Haxhi Hamiti     1,682,904        paguar ne vitin   2010    210,363 (lekë) nën moshën 65 vjeç      



17.    Agim Ramazan Kollcaku    nuk eshte miratuar pasi ka aplikuar jashte afateve ligjore               


18.    Shpetim Bajram Karamuca    nuk eshte miratuar pasi ka aplikuar jashte afateve ligjore               


19.    Besim Fehim Valteri    nuk eshte miratuar pasi ka aplikuar jashte afateve ligjore               


20.    Nexhat Mahmut Gjeci nuk eshte miratuar pasi ka aplikuar jashte afateve ligjore                                       


Shuma e Këstit të Parë:  8,350,245 (lekë)          


Shuma e Këstit të dytë:   2,734,466 (lekë)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›