E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave arkes se shtetit i mungojne 8.7 mld leke

TIRAN- Qeveria mbyll bilancin e vitit 2010 me minus 8.76 miliarde leke ne arken e shtetit. Ekzekutivi kishte parashikuar qe te mblidhen ne total rreth 333.6 miliarde leke ne arke deri ne fund te vitit 2010 por faktore te ndryshem si ulja e konsumit te brendshem puna e organeve tatimore dhe doganore etj. kane bere qe deri ne fund te dhjetorit Ministria e Financave te mos permbushe planin duke mbledhur rreth 324.9 miliarde leke pergjate 12 muajve.


Raporti paraprak mbi bilancin vjetor te Ministrise se Financave pasqyron mosrealizim te te ardhurave ne buxhet ne burimet me kryesore te parave per arken e shtetit sic jane tatimet dhe doganat.


Tatimet jane sektori qe shenon mosrealizimin me te madh te planit pergjate vitit 2010 duke i shkaktuar buxhetit te shtetit nje grope prej rreth 10.3 miliarde leke. Ne ndryshimet e miratuara ne buxhetin e shtetit duke ulur maksimalisht pritshmerite qeveria kishte parashikuar te mblidhte deri ne fund te dhjetorit rreth 299.1 miliarde leke te ardhura tatimore nderkohe qe jane realizuar rreth 288.8 miliarde leke me nje realizim prej 96.6 per qind.


Ne te njejten linje kane ecur edhe te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar. Ne fund te vitit te shkuar Ministria e Financave kishte parashikuar te mblidhte ne buxhet rreth 122 miliarde leke nderkohe qe jane realizuar rreth 8 miliarde leke me pak pra 114 miliarde leke. Te ardhurat nga TVSH jane treguesi me i drejtperdrejte i konsumit ne ekonomine e nje vendi duke pasqyruar ne rastin konkret nje ulje te metejshme te konsumit ne vend.


Shqetesues eshte fakti se krahasuar me te dhenat e 11 mujorit 2010 publikuar nje muaj me pare nga Ministria e Financave kemi te bejme me thellim te mosrealizimit te te ardhurave ne buxhet i cili eshte arritur vetem brenda muajit dhjetor. Deri ne fund te muajit nentor te ardhurat totale ne buxhetin e shtetit ishin minus 5.5 miliarde leke krahasuar me parashikimin ndersa bilanci vjetor raporton per nje mosrealizim prej 8.76 miliarde leke. Referuar ketyre te dhenave verehet se buxheti i shtetit ka nje mosrealizim prej 3.2 miliarde leke vetem pergjate muajit dhjetor.


E njejta gje vlen edhe per te ardhurat tatimore te cilat kane nje perkeqesim te performances pergjate muajit dhjetor. Deri ne fund te nentorit keto te ardhura rezultonin me nje mosrealizim prej 8.6 miliarde lekesh ndersa bilanci vjetor paraqet thellim te ketij treguesi duke arritur ne minus 10.3 miliarde leke.


Pra demi prej 1.7 miliarde leke eshte shenuar vetem pergjate muajit dhjetor 2010.
Edhe te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar paraqiten me tregues te perkeqesuar kryesisht pergjate muajit te fundit te vitit 2010. Deri ne fund te nentorit 2010 keto te ardhura paraqiteshin me minus 6.7 miliarde leke ndersa bilanci vjetor i Ministrise se Financave raporton per nje mosrealizim prej rreth 8 miliarde lekesh.


Me mosrealizime paraqiten edhe te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale me minus 1.6 miliarde leke taksat doganore me minus 260 milione leke etj. Gropa prej 10.3 miliarde leke e shkaktuar ne buxhetin e shtetit per shkak te mosrealizimeve ne te ardhurat tatimore eshte rikuperuar disi nga zera te tjere sic jane akcizat me plus 79 milione leke te ardhurat nga taksat nacionale me plus 2.5 miliarde leke dhe te ardhurat jotatimore me plus 3.2 miliarde leke.


Qeveria reduktoi ne maksimum pritshmerite ne zerin e te ardhurave kur ndryshoi buxhetin ne muajin Korrik e megjithate te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave raportojne per mosrealizime edhe te ketyre parashikimeve.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›