Prokuroria therret deputetet Doshi e Sterkaj per demonstraten

Flamur Vezaj
TIRAN - Grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit me urdher te drejtuesit te ketij institucioni prokurorit Sokol Malaj ka njoftuar deputetet Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj qe te paraqiten per tu marrw ne pyetje ne lidhje me demonstraten e dhunshme te zhvilluar gjate pasdites se premte para kryeministrise. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme qe sipas tyre eshte kontaktuar tashme me deputete Doshi dhe Sterkaj te cilet pritet te paraqiten gjate kesaj jave ne prokurori per te dhene shpjegime.
Pyetja e tyre sipas ketyre burimeve do te behet me cilesine e personave qe kane dijeni per fakte pasi vetem pak minuta para se te shperthej perleshja mes demonstruesve dhe policise dy deputete jane fiksuar nga kamerat e sigurise dhe televizioneve te ndryshme qe kane kaluar aty.
Nga kqyrja e pamjeve filmike te regjistruara nga kamerat e sigurise te institucionit te kryeministrise regjistrimit te kryer nga Garda dhe Policia si dhe nga mediat e ndryshme jane fiksuar fytyrat e deputeteve te Partise Socialiste Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj. Te dy keto deputetw te shoqeruar nga personat e ndryshem kane kaluar mes kordonit te policise dhe demonstruesve vetem pak minuta para se mes tyre te shperthejw dhuna-thuhet nga burimet e Prokurorise se Pergjithshme.
Bazuar ne keto pamjet te fiksuara grupi hetimor i prokurorise se Tiranes me urdher te drejtuesit te ketij institucioni ka kerkuar qe te kontaktohen dy deputetet dhe te ftohen ne prokurori me deshiren e tyre per te dhene shpjegime.
Sipas ketyre burimeve dyshohet se dy deputet ne momentin e parakalimit mes policise dhe turmes te kene nxitur demonstruesit per dhune. Por nga pamjet filmike qe jane transmetuar ne media rezulton se dy deputet Doshi e Sterkaj kerkojne nga demonstruesit te jene te qete dhe jo te dhunshem.
Gjithashtu keto burime konfirmuan fakti se grupi hetimor ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kane filluar identifikimin e demonstruesve te dhunshem te cilet duken qarte ne pamjet filmike qe godasin forcat e policise duke qelluar ndaj tyre me sende te forta.
Pervec kesaj sipas ketyre burimeve te gjitha ata personat qe tashme jane identifikuar duke goditur policine dhe shkaterruar pronen publike apo private do te ndiqen dhe do te vihen para drejtesise. Me urdher te drejtuesit te prokurorise eshte kerkuar nga policia qe per cdo person te identifikueshem qarte nga kamerat e sigurise qe ushtron dhune ndaj policise gardisteve apo shkaterron pronen te kryhet arrestimi i tij dhe te vihet para pergjegjesise penale.
Gjithashtu prokuroria ka pranuar tashme rreth 2 mije foto te printuara nga Instituti i Policise Shkencore te fokusuara nga kamerat e sigurise dhe eshte urdheruar qe ne bashkepunim me policine te kryhen arrestimet e tyre ku do qe ndodhen ne gjithe qytetet e Shqiperise- thuhet nga burimet prane Prokurorise se Pergjithshme duke shtuar se keto foto i jane shperndare tashme te gjithe Komisariateve te Policise ne vend.