Deshmia e gazetarit te ABC News Te shtenat erdhen nga Garda

Te premten mes te plagosurve me arme zjarri ishte edhe nje gazetar. Fatos Mahmutaj gazetari i ABC News ka rrefyer per Top Channel se eshte goditur nga nje gardist me arme dhe se ky eshte deklarimi i tij edhe ne prokurori pas ngjarjes.
Fatos Mahmutaj i cili u plagos ne dore me arme zjarri gjate raportit te tij telefonik me studion televizive ku punon shprehet se arriti ta shquaje gardistin qe hapi zjarr por jo fytyren e tij per shkak se kishte skafander.
Prokurori me tha qe do jap deklarime. I sqarova se plagosja ime ka ardhur nga gardisti personi qe qelloi me automatik drejt meje-tregon Mahmutaj.
Reporteri i kronikes se zeze rrefen momentin qe u qellua por shprehet se nuk eshte ne gjendje te kuptoje nese u qellua ai i pari ne dore apo u vra personi ngjitur me te.
Shoh qe tek cepi i kryeministrise ku dallohet nje dritare e zeze ishte nje gardist i ulur dhe i mbuluar me mburojen e vete. Pas tij ishin dy gardiste te tjere ne te njejtin pozicion. Por nuk jam ne gjendje te percaktoj nese ishte nje kercitje nga e djathta. Kthehem dhe shoh qe personi qe ishte prane meje ne te majte kishte nje vrime-thote Mahmutaj.
Deshmia e dhene nga reporteri i ABC News eshte nder me kryesoret nga ato te cilat ka mbledhur prokuroria ne lidhje me vrasjen e tre personave dhe plagosjen e disa te tjereve me arme zjarri ne protesten e 21 janarit perpara kryeministrise.