E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Ekonomia botërore do rritet ngadalë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se ekonomia botërore mbetet e dobët dhe pritet të rritet me ngadalë gjatë vitit të ardhshëm.

Në raportin e Parashikimit Botëror Ekonomik, FMN-ja parashikon se ekonomia globale do të rritet deri në 3.3% vitin e ardhshëm, më pak se 3.5% sa ishte parashikimi i paraqitur në muajin korrik.

Sipas raportit, kriza do të vazhdoj derisa politikbërësit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të ndërmarrin aksion për tu marrë me problemet ekonomike.

Raporti parashikon rënie të GDP për 0.4% në eurozonë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me pozicion të rrezikshëm për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjes së taksave.

Në raportin e FMN-së theksohet se ekonomitë udhëheqëse në zhvillim, siç janë Kina, India, Rusia dhe Brazili, gjithashtu do të kenë rritje më të vogël.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›