Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon përdorimin e lëndëve helmuese në Siri
TIRANE-Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ndjek me shqetësim përkeqësimin e situatës në Siri, veçanërisht pas ngjarjeve të ditëve të fundit, ku raportohet të jenë përdorur lëndë helmuese luftarake kundër popullsisë civile në kryeqytetin e vendit, Damask.
Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet një deklarate për shtyp, dënon me forcë përdorimin e lëndëve helmuese luftarake kundër popullsisë civile dhe i bashkohet komunitetit ndërkombëtar që kërkon një veprim të menjëhershëm dhe të vendosur ndaj këtij akti të paprecedent dhe gjetjen e autorëve që kanë urdhëruar dhe realizuar veprime të tilla barbare, të cilësuara si krime kundër njerëzimit.
(d.b/BalkanWeb)