Arvizu takon Kodhelin, nuk komenton 'SHQUP': Cështja e pronave tepër e ngatërruar
TIRANË- Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu zhvilloi sot një takim rreth orës 16:00 në selinë e Partisë Socialiste me Mimi Kodhelin, e propozuar nga Rama si ministre e Mbrojtjes.
Në fund të takimit, Mimi Kodheli, ministrja e re e Mbrojtjes dha një prononcim të shkurtër për mediat mbi temën e takimit të kryer me ambasadorin Arvizu.
“Shqipëria do të jetë vend kontribues për paqen dhe ambasadori Arvizu më siguroi se do të vijojë të mbështesë në këtë plan qeverinë e re. Ai garantoi mbështetje në të gjitha fushat, përfshirë dhe mbrojtjen”, tha Kodheli.
Nga ana e tij, ambasadori Arvizu i pyetur mbi temën e këtij takimi tha shkurt se përmbajtja e gjithë bisedës ishte ajo cfarë tha, znj, Kodheli.
I pyetur mbi cështjen e godinës së SHQUP që dikur u përkiste ushtarakëve, por që me një vendim të fundit të qeverisë bëhet seli e PD-së, Arvizu nuk pranoi të japë komente pot theksoi shkurt se “çështja e pronave është tepër e ngatërruar në Shqipëri”.
(d.b/m.a/BalkanWeb)