Athina: Shqipëria respektoni pakicat. Reagon Tirana: Jemi model, mund t'u japim leksione

Incidenti me Kishën e Përmetit në këtë qytet jugor të Shqipërisë vijon të shkaktojë polemika. Nga Athina, zv/Ministri i Jashtëm grek deklaron në një të përditshme duke i kujtuar shtetit shqiptar se harmonia fetare përbën një nga kushtet për integrimin në BE. Por, nuk ka vonuar përgjigja nga Tirana zyrtare, ku reagimi bëhet nga homologu shqiptar, Kreshnik Collaku.
ZV/MINISTRI GREK, DIMITRIS KURKULAS
Zëvendësministri i Jashtëm grek, Dimitris Kurkulas deklaron në një intervistë për gazetën “Elefterotipia”, duke iu referuar Shqipërisë, se "Hyrja në familjen evropiane kërkon respekt për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre".
I pyetur për politikat që do ndjekë Greqia në krye të presidencës së BE gjatë 6 muajve të parë të 2014, zëvendësministri siguron se “Greqia tradicionale mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor" dhe vijon duke thënë se "po zhvillohet një proces i vazhdueshëm për harmonizimin gradual të politikave dhe institucioneve të Ballkanit Perëndimor me kërkesat evropiane”.
Kurkulas pohon se në janar të vitit 2014, në fillimin e Presidencës greke, do të fillojnë negociatat për pranimin e Serbisë, por shton se “shpresa është që në të ardhmen edhe vendet e tjera të rajonit, nën kushtin e rreptë të përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit, do të kenë mundësi të bëhen anëtarë të barabartë në familjen evropiane”.
I pyetur nga gazetari se “si do të ndikojnë incidentet e fundit të dhunshme në Përmet në kursin evropian të Shqipërisë”, diplomati grek deklaron: “Çfarë është e vërtetë për vendet e tjera, vlen edhe për Shqipërinë. Hyrja në familjen evropiane kërkon harmonizim me frymën e normave evropiane. Kjo përfshin respektin për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre. Respekti për parimet e kulturës europiane është parakusht ligjor i nënkuptuar”.
Ai thekson se ngjarje të tilla si incidentet e fundit në Përmet janë të papranueshme. "Ne duam të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë dhe besoj se kjo është edhe dëshira e palës shqiptare", deklaron zyrtari duke shprehur shpresën se “pala shqiptare do të jetë në gjendje për të izoluar ata që minojë marrëdhëniet dypalëshe”.
ZV/MINISTRI SHQIPTAR, COLLAKU
Zv/ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë z. Kreshnik Çollaku, reagoi mbi deklarimin e Zëvendësministrit të Jashtëm grek, Dimitris Kurkulas. Zv/ministri grek deklaroi në një intervistë për gazetën “Elefterotipia”, duke iu referuar Shqipërisë, se "Hyrja në familjen evropiane kërkon respekt për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre".
Por sipas Collakut, ky pretendim është krejtësisht i pabazë pasi në cdo plan historik, sic thekson ai, shqiptarët mbahen si model i tolerancës fetare”.
“I pabazë pretendimi i zv-ministrit të jashtëm grek, për respektimin e komuniteteve fetare në Shqipëri. Në çdo plan historik apo aktual, individual apo shtetëror, shqiptarët dhe Shqipëria kanë qenë e janë model i harmonisë e tolerancës ndërfetare...Në këtë plan, Shqipëria mund t’u japë leksione harmonie e bashkëjetese fetare shumë vendeve të BE dhe ndër me të parëve Greqisë...”, shkruan Collaku në rrjetin social, Facebook.
(Balkanweb)