Ministria e Jashtme greke: Ndoqëm nga afër censusin në Shqipëri. Kemi dyshime për besueshmërinë
Ministria e Jashtme greke ka ndjekur nga afër procesin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri dhe ka shprehur dyshime për besueshmërinë e këtij regjistrimi për grupet minoritare.
Ministri i Jashtëm grek, Stavros Dhimas, i ka drejtuar një dokument parlamentit grek, ku parashtron përfundimet e kësaj ministrie për regjistrimin e ndodhur në Shqipëri.
Ministria e Jashtme greke ndoqi nga afër të gjitha zhvillimet rreth regjistrimit të popullsisë në Shqipëri dhe ka ndërhyrë në kohë, si në nivel dy palësh, ashtu dhe në atë europian, në mënyrë që të sigurohej integriteti i procesit dhe të mos pengohej regjistrimi i pjestarëve të minoritetit kombëtar grek, pavarësisht zonave ku ata banonin, shkruhet në dokument.
Dhimas thekson se vendimi i përfaqësuesve të minoriteteve kryesore, midis tyre dhe atij grek, që u kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre për të bojkotuar regjistrimin, duke protestuar se nuk nuk u garantohet e drejta për vetëvendosje të lirë, tregoi një mungesë të theksuar besimi të pakicave kombëtare ndaj shtetit shqiptar.
Kjo, shton ministri i Jashtëm grek, së bashku me pretendimet për parregullsi në kryerjen e regjistrimit të popullsisë, sjell në plan të parë çështjen e besueshmërisë së rezultateve të përftuara nga përpunimi i të dhënave, të madhësive të grupeve të pakicave dhe zonave ku ata jetojnë
Dokumenti është përgjigje ndaj deputetit të ekstremit të djathtë LAOS, Kostas Aivaliotis, sipas të cilit “Qeveria shqiptare bëri ndryshime në pyetësor dhe vendosi pengesa për procesin, duke përfshirë edhe gjobat prej 700 eurosh, në mënyrë që të pengojë regjistrimin e qytetarëve me origjinë greke dhe të dekurajojë ata që duan të deklarohen të tillë.