E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi, shqiptarët janë të fundit në botë për bamirësi

Share

Pune vullnetare ne Tirane

Lëmë pas vetëm tre shtete në botë: Greqinë, Burundin dhe Madagaskarin. Kosova shënon rezultat rekord: është e 70-a në botë

Jo, ky nuk është vendi i Nënë Terezës. Fondacioni Ndihma për Bamirësi ka publikuar studimin vjetor Indeksi Botëror i Dhurimit-2011 ku përfshihen 153 vende në total. Të dhënat janë siguruar nga Gallup, lider në sondazhe. Raporti bazohet mbi matjen e tre sjelljeve- dhurimit të parave, kohës që shpenzojmë për punë vullnetare dhe ndihmës që i japim të huajve. Mos u habisni. Shqipëria është në vendin e 150, duke lënë pas tre vende. Praktikisht të fundit në botë. Kosova ka shënuar ndërkohë një rezultat spektakolar. Ajo është në vendin e 70-të në botë. Duhet thënë se në përgjithësi jemi një rajon shumë kurnac. Rezultate shumë të dobëta shënojnë edhe Kroacia, Bosnja, Serbia e Mali i Zi. Kurse Qipro e Sllovenia kanë rezultate shumë të mira.

Por a është e lidhur pasuria e një vendi me bamirësinë? Po dhe jo. Fjala bie, në vend të parë të indeksit është SHBA, pasuar nga Irlanda dhe Australia. Por në vendin e 8-të është Sri Lanka e në të 9-tin Tajlanda. Në 20 vendet e para ka edhe shtete si Liberia, Nigeria, Turkmenistani e Guajana.

Pas Shqipërisë si vende më pak bujare janë vetëm Greqia, Burundi dhe Madagaskari.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›