Aleanca Kuq e Zi: Censusi u përgatit nga Greqia, një turp kombëtar për qeverinë tonë
Share
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, që pohoi se qeveria greke kishte dhënë rekomandime për rregjistrimin e popullsisë në Shqipëri.
Aleanca shprehet se kjo provon që Censusi është përgatitur nga ana e qeverisë greke dhe është vënë në zbatim nga ana e qeverisë shqiptare.Sipas Aleancës,kyështë një turp kombëtar.
Në Shqipëri, thuhet në një deklaratë të Aleancës, minoritetet gëzojnë privilegje të shumta, ndryshe nga emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët vriten dhe keqtrajtohen, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk reagon.