E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme përshëndet Suedinë për marrjen e presidencës së BE

Ministria e Jashtme përshëndet marrjen e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian nga Suedia. Sipas një deklarate për shtyp thuhet se Presidenca suedeze ka garantuar se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë në fokusin dhe axhendën e saj. "Ne jemi të bindur se gjatë këtij 6 mujori, Shqipëria do të avancojë në etapat e mëtejshme të rrugëtimit të saj evropian. Sigurojmë të gjithë partnerët tanë evropianë se Shqipëria do të vazhdojë të shënojë progres thelbësor në të gjitha fushat, pasi rruga jonë është tashmë e pakthyeshme dhe vullneti ynë për të ecur me reformat është thellësisht i bazuar në vokacionin e popullit shqiptar për t'u bërë pjesë e familjes evropiane" thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›