E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Kulturës përkrahë vetëm shërbëtoret

Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka treguar gatishmëri që t’i përkrah institucionet rinore të vendit në mënyrë financiare, teknike ose politike . Edhe nëse ndonjë përkrahja shkon te organizatë rinore që i shërben njerëzve të pushtetit .

Sipas një komunikate për media të Institutit për Hulumtime dhe Demokratizmin e të Rinjve të Kosovës nuk duhet shumë kohë për ta kuptuar se cilët janë të rinjtë dhe organizatat rinore që përkrahen më shumë nga institucionet e Kosovës.

“Avdullah Hasani dhe Mensur Morina janë dy të rinjtë që udhëheqin organizata rinore që aktualisht e kanë ngulfatur organizimin demokratik rinorë. I pari që drejton Këshillin Kosovar të Evropianëve të Rinj në cilësinë e Presidentit ,i cili tani e sa vite është njeriu më i politizuar i të rinjve të Kosovës që ka përkrahje absolute nga Qeveria e “Korruptuar “ e Kosovës. Ai ka të drejtë të shfrytëzimit të shumë benificioneve në shumë elemente të rëndësishme të shtetit dhe nga to është krijuar një ngulfatje e veprimit të shumë organizatave tjera rinore si dhe të aktiviteteve tjera rinore”, thuhet në komunikatë .

Sikurse Avdullah Hasani ashtu edhe drejtuesi i Këshillit Qendror të Veprimit të të Rinjve, Mensur Morina një organizatë ligjore e themeluar së voni nuk ka bërë asgjë fare për të ndryshuar statusin e gjendjes së rinisë Kosovare , Organizata e njohur si “KQVR financohet nga Ministria e Kulturës ,Rinisë dhe Sportit derisa aktivitet e tyre janë të tëra politike dhe jo në interes të të Rinjve.

Instituti për Hulumtime dhe Demokratizmin e të Rinjve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mos ndërhy në aktivitet e të rinjve dhe studentëve si dhe t’i trajtoj Organizatat rinore të barabarta sepse duke ndërhyrë në aktivitetin e tyre dhe duke financuar projekte vetëm për miqtë e tyre të rinj në moshë siç është Avdullah Hasani , i humb kuptimi shtetit demokratik nuk përparojmë sipas normave ndërkombëtare dhe i dërgon drejt mbylljes organizatat të tjera ashtu të pakta aktive rinore./kosovapress/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›