E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidal, shpirti i Juventusit

Ndihmëstrajneri i Juventusit, Massimo Carrera, ka lavdëruar paraqitjen e mesfushorit Arturo Vidal në barazimin 2-2 me Chelsean në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve.

Vidal ktheu Juventusin në lojë duke ngushtuar epërsinë e londinezëve në 2-1 me shënimin e tij në minutën e 38-të. Kurse Fabio Quagliarella e barazoi rezultatin dhjetë minuta para fundit. Carrera lavdëroi paraqitjen e kilianit.

“Vidal dëshmon shpirtin e këtij ekipi. Ai ishte i lënduar dhe ne deshëm ta zëvendësojmë, por ai tha se ishte në rregull, u kthye në fushë dhe shënoi gol. Kjo tregon fuqinë tonë”, deklaroi Carrera në konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›