Trashëgimia kulturore e turizmi, BE bashkon traditat shqiptare e malazeze

Promovimi i destinacioneve turistike dhe trashëgimisë kulturore, ka bashkuar dy Ansamblet e qarkut të Kukësit dhe bashkisë së Çetinjës e Podgoricës, në një aktivitet kulturor tre ditor tepër të vecantë nën sloganin “Rrënjët e përbashkëta dhe bashkëpunimi kulturor”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian.
Përmes këngës, valleve e instrumentit dhe panaireve, artistët pjesmarrës kanë rrugëtuar së pari në qytetin e Kukësit, më pas të Tropojës dhe e kanë mbyllur këtë turne me një koncert të hapur për banorët e komunës së Valbonës. Spektaklet janë paraprirë nga dy panaire, ai i punimeve artizanale që demostroi elementët e përbashkët në motivet e veshjeve tradicionale si dhe panairi i gastronomisë që ka sjellë shijet e përbashkëta të kulinarisë shqiptare dhe malazeze.
E ftuar nderi në hapjen këtyre aktiviteteve në Kukës ka qenë edhe deputetja e PD-së, Mesila Doda. Projekti “Rrënjët e përbashkëta dhe bashkëpunimi kulturor” do të vazhdojë në muajin tetor turin e koncerteve në Malin e Zi. Drejtuesit e Ansamblit malazez dhe artistët tanë u shprehën se këto koncerte dhe panaire demostruan qartë piktakimet në trashëgiminë kulturore të dy vendeve. Synimi final i këtij projekti është që përmes bëshkëpunimit kulturor të arrihet një bashkëpunim në nivel qeverisës mes dy vendeve pjesmarrëse në këtë projekt.
Organizator të këtyre koncerteve ishin kryetar i qarkut tëKukësit, Ipsen Elezi, Akademia e Cetinjes dhe shoqata “Kulturë -Media -Art” nën drejtimin e Zana Çelës.