Ministria e Mbrojtjes Kemi dhjetera mijera ton municione te paplasura

Elbasan 17 nentor NOA Update - I pyetur ne lidhje me ecurine e punes ne poligonet e miratuara tashme nga Kuvendi i Shqiperise ministri Imami ne Elbasan u shpreh se poligonet do te vazhdojne te shkaterrojne ato municione te cilat nuk mund te prishen te shkaterrohen pra qe nuk mund te asgjesohen me rruge industriale.
Por ne i kemi marre te gjitha masat qe te mos kete asnje rrezik per jeten e qytetareve te ulim ndotjet akustike dhe qe shperthimet te jene sa me te vogla ne sasi dhe ne kete menyre edhe ndotja e ambientit eshte minimale. Duhet te kuptojme se jemi perballe nje shqetesimi te madh dhe nuk mund te bejme sikur nuk ka asnje problem. Kemi dhjetera mijera ton municione te paplasura dhe cdokush qe merr persiper te flase per kete ceshtje duhet te kete parasysh se siguria per ambientet eshte maksimale dhe ne do ti kushtojme vemendjen maksimale tha ai me pas.
Duke shtuar se duhet te jemi koshiente qe kemi nje problem te madh per sa kohe kemi dhjetera mijra ton municione ne Shqiperi. Pra cdo kush qe merr persiper te flase per kete ceshtje duhet te kete parasysh ti balancoje te dyja keto interesa themelore te vendit.
n.e/NOA