E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet nje pallat ne Indi 63 te vdekur

Indi 17 nentor NOA - Nje ndertese u shemb ne qarkun lindor te Nju Delhi ne Indi duke vrare te pakten 63 njerez ndersa te plagosurit jane rreth shtatedhjete.Disa eksperte kane raportuar se ne bazen e nderteses ishte nje sasi e madhe te ujit e cila i ka bere te lehte themelet.Pallati i ndertuar rreth 25 vjet me pare u rrezua duke zene shumicen e banoreve te saj gjate drekes.

Ekipet e shpetimit ne veprim 30 minuta pas aksidentit filluan te germonin permes perdorimit te mjeteve shume mekanike.Duke komentuar mbi kete incident kreu i qeverise ne Nju Delhi Sheila Dikshit ka folur per nje tragjedi te papare per te gjithe qytetin.
Sipas televizioneve shkaku i shembjes ishte puna per ngritjen e nje kati te shtate i cili filloi disa kohe me pare ne kuadrin e nje leje te dhene.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›