E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kemi apo jo ushtare homoseksuale...

Prania apo jo e homoseksualeve ne radhet e ushtrise ka hapur nje diskutim te gjere edhe ne Shqiperi. Ne nje kohe kur vendet fqinje si Serbia Greqia dhe Turqia e kane te ndaluar me ligjin aktivizimin e homoseksualeve ne ushtri Shqiperia nuk e pengon me ligj pranimin ne radhet e ushtrise te personave homoseksuale.


Nga ana tjeter edhe nese ka ndonje te tille ai nuk mund ta shprehe orientimin e tij seksual per shkak te paragjykimit qe ekziston ne shoqerine shqiptare. Por nuk ka qene e ketij mendimi deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda e cila tha dje ne nje takim te organizuar nga komuniteti Gay me kreret e ushtrise shqiptare se nese nuk ka pasur deklarime homoseksualesh do te thote se ne Ushtri nuk kemi homoseksuale.


Diskutimi eshte hapur ne me rastin e prezantimit te Udhezuesit per te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut te personelit te Forcave te Armatosura.


Te pranishem ne debat kane qene dhe perfaqesues te tjere te politikes dhe kolonelet kryesore te Shtabit te Pergjithshem. Udhezuesi tregon se ka sot tre perqasje kryesore qe Ushtrite anetare te OSBE-se kane ndaj ceshtjes ne fjale. Nje pjese e pranon ligjerisht aktivizimin ne ushtri te homoseksualeve madje ka organizuar edhe fushata te mirefillta sensibilizuese per kete ceshtje.


Nje pjese tjeter e vendeve aplikojne doktrinen e famshme te prezantuar fillimisht nga ish-Presidenti i SHBA Bill Clinton Mos pyet mos thuaj nderkohe qe ka dhe vende si Serbia Greqia apo dhe Turqia te cilat e kane te ndaluar me ligjin aktivizimin e homoseksualeve ne ushtri ndonese BE ka disa direktiva qe kerkon heqjen e ndalimit te rekrutimit ne ushtri te homoseksualeve.


Nese ka apo jo homoseksuale ne radhet e ushtrise shqiptare kjo eshte e veshtire te
vertetohet por perfaqesues te Ambasades PINK shprehen Deri me sot nuk ka as edhe
nje rast te njohur te deklarimit te orientimin homoseksual ne ushtri dhe kjo perpara se te
jete tregues se ne ushtrine tone nuk ka homoseksuale mund te jete tregues i pakundershtueshem i homofobise ekstreme qe ekziston ne ushtri ashtu si dhe ne shumicen e fushave te tjera te shoqerise shqiptare.


Perfaqesuesi i PINK Embassy tha se
me miratimin e ligjit Antidiskriminim de jure Shqiperia nuk pengon pranimin e gejve
lesbikeve apo biseksualeve ne Ushtri por de facto situata eshte krejt tjeter. Sipas Pink
Embassy Ushtria shqiptare ka nevoje aktualisht qe te zhvilloje nje proces te mirefillte informimi dhe kulturimi te personelit te saj ne lidhje me te drejtat qe edhe pjesetaret e Ushtrise dhe te Forcave te Armatosura gezojne ne menyre te barabarte me te gjithe qytetaret e tjere te vendit.


Kurrikulat e Komandes se Trajnimit dhe te Doktrines kane gjithashtu nevoje te rishikohen per te qene te freskuara me informacion te sakte te drejte dhe jo paragjykues ne lidhje me homoseksualet meshkuj apo femra te cilet kane qene jane dhe do te vazhdojne te jene pjese e Ushtrise ndonese nuk e deklarojne dot hapur orientimin e tyre seksual per shkak te atmosferes paragjykuese.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›