Ministria e Mbrojtjes: Rusia bën të ditur se disa trupa të saj janë larguar nga Krimea pas përfundimit të stërvitjes atje

Mëngjesin e kësajt të mërkure, Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se trupa të tjera po largohen nga Krimea pasi përfunduan stërvitjet ushtarake.
“Njësi të zonës jugore ushtarake, të cilat përfunduan pjesëmarrjen në stërvitjen taktike në gadishullin e Krimesë, po kthehen në bazat e tyre përmes hekurudhës”- njoftoi kjo ministri përmes një deklarate për shtyp që u publikua nga agjencia ruse e lajmeve interfax.
Njoftim vjen pasi të martën, Rusia prentendoi se disa nga trupat e saj të pozicionuara në kufirin me Ukrainën po tërhiqeshin. Por udhëheqësit perëndimorë janë shprehur se presin prova që dëshmojnë se Rusia nuk ka ndërmend të pushtojë ukrainën.
Sekretari britnaik i mbrojtjes tha për BBC-në se nuk ka parë ndonjë provë të tregojë se Rusia kishte hequr dorë nga planet e saj. – Ajo që shohim nga terreni, na tregon të kundërtën, – tha ai, duke thesuar se pushtimi i ukrainës mund të ndodhte sërish.
“Mendoj se pushtimi mund të ndodhë nëse Presidenti Putin merr një vendim të tillë. Nuk mendoj se ai e ka marrë akoma këtë vendim” – u shpreh Wallace. Presidenti i Këshilli Europian, Sharl Mishel, u shpreh para deputëtëve të BE-së, se Rusia duhet të zgjidhte mes luftës dhe diplomacisë.
Gjatë dy ditëve të fundit, Rusia ka sinjalilizuar se mund të jetë e hapur për diplomacy, dhe ne i kërkojmë atij vendi të marrë hapa konkrete për çtensionimin e situatës cka është kusht për dialogun e sinqertë politik, – theksoi Mishel.
Ndërkohë ministrant e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-së janë mbledhur në Bruksel për një takim dyditor që fillon këtë të mërkurë.
Sekretari i përjgithshëm i NATOs, Jens Stoltenberg, që drejton Bisedimet, tha për mediat se NATO është gati për të biseduar nëse Rusia është e gatshme për diplomaci. “Ne punojmë fort për zgjidhjen më të mirë dhe të paqtë politike, por gjithashtu jemit ë përgatitur për më të keqen nëse Rusia pushton Ukrainën” – tha ai.
Sipas Stoltenberg, numri i trupave ruse në kufirin me Ukrainën vijon të rritet. “U bëjmë thirrje atyre të bëjnë çfarë thonë dhe të çtensionojnë realisht situatën, duke tërheuqr forcat. Ky do të jetë kontributi më i madh që mund të japin në uljen e tensioneve dhe shmangien e një konflikti në Europë” – theksoi Stoltenber.
Ndërkohë, kjo e mërkurë në Ukrainë është shpallur si ditë kombëtare bashkimi nga Preisdenti Volodimir Zelenksy, i cili urdhëroi që në orën 10 të mëngjesit të gjithë ukrainasit duhet të valëvisnin flamurin kombëtar dhe të këndonin himnin. Në kiev, punonjësit e administratës u mblodhën jashtë insitucioneve për të zbatuar këtë urdhër, por nga publiku pati pak entusizzëm. Një ditë më parë, faqja e internetit të ministrisë ukrainase të mbrojtjes, forcave të armatosura dhe dy bankave u bënë subject i një sulmi kibernetik, për të cilin Kremlini tha se nuk kishte asnjë lidhje./RTSH