E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA e kërkon për trafik droge, policia e Hondurasit arreston ish-presidentin e vendit

Ish-presidenti i Hondurasit Juan Orlando Hernández është arrestuar pasi akuzohet të ketë qenë përfshirë në trafik droge.

Pasi SHBA, kërkoi estradimin e tij, policia mësyn në banesën e Hernández  në mënyrë që të pengonte largimin e tij. Pas nxjerrjes së urdhër arrestit, ish presidenti u prangos dhe u dëtua në paraburgim.

Zoti Hernández  qeverisi Hondurasin nga viti 2014 deri në janar të këtij viti. Ai akuzohet se është përfshirë në në një grup që merrej me trafikimin e anarkotikëve, ku bënte pjesë edhe i vëllai, Toni Hernández , i cili u dënua me burg përjetë në SHBA vitin e shkuar. Gjatë gjyqit të Toni Hernandez, pokurorët pretenduan se lordi mexikan i droëgës El Chapo Guzman i kishte dorëzuar personalisht atij 1 milionë dollar./RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›