E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar: Rusia po dërgon pajisje nga Bjellorusia për të rritur sulmin e saj në Ukrainën lindore

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat ruse në Ukrainë po drejtojnë furnizimet e siguruara nga aleati i saj Bjellorusia drejt rajonit lindor të vendit, ku sulmet janë intensifikuar, njofton CNN.

“Forcat ruse vazhdojnë të rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore. Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkiv dhe Severdonetsk. Artileria ruse vazhdon të godasë pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit ku Rusia planifikon të rinovojë aktivitetin e saj sulmues”, thuhet në raportin e inteligjencës.

“Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë. Ajo është e përkushtuar të detyrojë Ukrainën të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të pohojë dominimin e saj rajonal”, thuhet në raport.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›