Zyrtarët ukrainas japin alarmin: Forcat ruse janë në Kiev, mos dilni nga shtëpia!

Forcat e ushtrisë ruse janë tani në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.
Ata kanë inkurajuar vendasit që të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa gjithashtu këshillojnë të tjerët të kërkojnë strehim.
“Banorë, rrini të qetë- kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”, -thuhet në reagim.
/rtsh.al/