Ministria e Mbrojtjes u akordon 10 milionë dollarë bashkive për Emergjencat Civile

Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar një fond total prej 10 milionë dollarë bashkive për Emergjencat Civile.
Lajmi është bërë me dije nga Ministri Niko Peleshi.
Ky i fundit sqaron se, ky fond u është shpërndarë 61 bashkive të Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i tyre ndaj totalit të buxhetit të gjitha bashkive dhe ndihmon këto njësi në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.
Postimi i plotë:
10 milionë dollarë bashkive për Emergjencat Civile – Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar bashkive një fond total prej 10 milionë dollarësh. Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i tyre ndaj totalit të buxhetit të gjitha bashkive dhe ndihmon këto njësi në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.
/rtsh.al/