E Enjte, 5 Nëntor 2026

Propozimet për Presidentin e ri, takohen sot kryetarët e grupeve parlamentare

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla gjatë komunikimit me gazetarët ditën e hënë, bëri me dije se do të takohet sot me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës lidhur me propozimet e tyre për emrat e Presidentit të ri.

“E katërta, janë konsultimet me GP të opozitës, do ti ftojmë dhe duke qenë se koha është e shkurtër, GP zotin Alibeaj, zonjën Mesila Doda dhe Fatmir Mediu në një takim paraprak. Pasnesër do të mirëprisnim një takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, po ashtu dhe me shoqërinë civile”, u shpreh ditën e hënë Taulant Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›