E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Meta pritet nga Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Arbëreshëve në Itali

Presidenti Ilir Meta është pritur sot nga Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, Hirësia e Tij Donato Oliverio në Katedralen e Civita.

Meta ka shprehur mirënjohjen e thellë për veprimtarinë e çmuar të Hirësi Oliverio në mbështetjen e bashkësisë Arbëreshe në Itali.

Postimi i plotë:

Një pritje e ngrohtë nga Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, Hirësia e Tij Donato Oliverio në Katedralen e Civita, ku pata gjithashtu kënaqësinë e veçantë të merrja pjesë në meshën e shenjtë të Javës së Madhe të Pashkës.

Mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar të Hirësi Oliverio në mbështetje të bashkësisë Arbëreshe në Itali, në veçanti për përpjekjet e Tij të pareshtura në ruajtjen dhe përcjelljen e riteve fetare dhe të traditave kishtare në gjuhën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Të dyfishojmë përpjekjet tona që trashëgimia kulturore Arbëreshe, “Moti i Madh”, të jetë pjesë e UNESCO-s, sepse është një pasuri unike jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe për Europën dhe botën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›