Bashkia shton linjat e transportit public
Ne kryeqytet do te kete edhe dy linja te reja ne segmentet Allias-Liqen dhe pergjate rruges Mihal Grameno
Rama Brenda muajit mars cdo linje urbane ne Tirane do te pajiset me autobuse te rinj
Kryeqyteti do te kete se shpejti edhe dy linja te tjera te transportit publik u shpreh Kreu i Bashkise Edi Rama dje gjate prezantimit te fazes se dyte te Masterplanit te Transportit per nje Zhvillim te Qendrueshem. Keshtu pervec nente linjave ekzistuese se shpejti ne qytet do te behen funksionale dy linja te reja sherbimi. E para do te shtrihet ne segmentin Allias-Liqen linje kjo qe do te mundesoje lidhjen me qendren e Tiranes te dy zonave me periferike te qytetit Alliasit dhe fundin e zones se Komunes se Parisit. Ndersa linja Mihal Grameno do te mbuloje me sherbim pjesen juglindore dhe do te beje lidhjen e saj me qendren e qytetit. Ndryshime sipas Kreut te Bashkise do te kete edhe ne linjat ekzistuese te transportit publik.
Keshtu linja aktuale Ish-Uzina e Traktoreve - Qender do shkrihet me linjen e Institutin Bujqesor duke bashkuar ne kete menyre dy skaje te Tiranes. Po keshtu ndryshime do te kete edhe ne linjen e Laprakes e cila aktualisht funksionon si nje linje unazore. Gjate prezantimit te kesaj faze te dyte Rama e vuri theksin edhe ne ndryshimet qe do te pesojne sherbimet qe ofron transporti publik. Ndryshimi i pare dhe me i rendesishem do te verehet ne mars te vitit 2011 kohe ne te cilen te gjitha linja e autobuseve qytetas do te bejne zevendesimin e automjeteve ekzistuese me autobuse te rinj. do linje autobusi urbane ne Tirane do te kete autobuse te rinj gjithcka do te firmoset ne kontrata ne mars te vitit te ardhshem dhe nderkohe ne vijim ne do te kemi jave pas jave muaj pas muaji nje autobus te ri sipas nje plani te kontratave.
Ky eshte nje ndryshim cilesor ne sherbimin e linjave qe jo vetem do garantoje transportin ne kushte maksimale por duhet te ndikoje dhe lehtesimin e qarkullimit ne kryeqytet qe me shume qytetare te zgjedhin sherbimin e transportit publik se automjetet e tyre u shpreh kryebashkiaku. Sipas Rames se bashku me autobuset e rinj per here te pare ne vendin tone do te perdoret edhe bileta elektronike. Vec ketyre Bashkia e Tiranes deklaroi se brenda vitit 2011 kryeqyteti do te kete edhe 23 korsi te dedikuara per transportin urban ne 23 rruge kryesore te qytetit.
Sepse nje aspekt tjeter qe trajton ky plan dhe qe duhet ta kemi parasysh ne punen per permiresimin e cilesise se transportit por edhe te cilesise se qarkullimit te levizjes ne qytet eshte koha pra pamundesia per te mbuluar kudo dhe gjate gjithe dites me saktesi ne orar te gjithe sherbimin per shkak se ka shume nevoje te permiresohet edhe menyra sesi veturat levizin ne qytet dhe te rritet shume niveli I respektimit te Kodit Rrugor nga ana e te gjithe perdoruesve te mjeteve gje qe fatkeqesisht vazhdon te mos ndodhe duke krijuar situate te veshtira me parkime ne dy radhe ne disa akse kryesore qe e bejne te veshtire levizjen e mjeteve - argumentoi Rama.