E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja akustike ndeshkohen 6 lokale ne zonen e Ish-Bllokut

Sipas Ministrise se Mjedisit subjektet nuk kishin respektuar orarin e bashkise dhe nuk kishin leje mjedisore

Ndotja akustike nga lokalet e nates eshte ndeshkuar na zonen e Ish-Bllokut. Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave ne bashkepunim me Policine e Shtetit si dhe Policine Bashkiake ka ushtruar nje kontroll ne mesnaten e se premtes 03/10/2010 duke u gdhire e shtune ne zonen e Ish-Bllokut ne Tirane. Sipas burimeve zyrtare te ketij dikasteri gjate ketij aksioni i cili kishte si synim evidentimin e lokaleve te nates qe shkaktojne ndotje akustike jashte normave te lejuara si dhe nuk jane te pajisur me leje mjedisore per zhurmat u pezullua puna ne 6 subjekte te tilla te cilat u ndeshkuan me nga 50 mije leke te reja te secili masa maksimale e gjobes per mungese te lejes mjedisore per zhurmat. Gjithashtu keta subjekte nuk kishin respektuar edhe orarin e bashkise per te ushtruar veprimtari deri ne oren 2400. Ketyre subjekteve iu la si detyre qe te pajisen me leje mjedisore per zhurmat ne te kundert do tu pezullohet teresisht aktiviteti pohojne burime zyrtare te Ministrise se Mjedisit. Sipas ketij dikasteri aksioni pritet te vazhdoje edhe ne fundjavat e ardhshme deri ne stabilizimin e situates se ndotjes akustike kryesisht ne zonat me problematike ku lokalet duhet te pajisen me leje mjedisore per zhurmat si dhe te marrin masa per izolimin e zhurmes deri ne parametrat e percaktuar me ligj.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›