ISSH Si behet pagesa e kontributeve per personat e dypunesuar
Instituti i Sigurimeve Shoqerore publikon skemen e pageses se kontributeve per personat e dypunesuar. Nga ky institucion behet e ditur si duhet bere pagesa e kontributeve per cdo person te punesuar ne dy vende. Ne legjislacionin shqiptar ashtu sikurse dhe ne shume vende te tjera dypunesimi eshte nje fenomen i ligjshem. Nisur nga interesimi i madh per pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore nga shume subjekte dhe individe ISSH publikon menyren si paguhen keto kontribute ne te dy subjektet ku personat jane te punesuar dhe shumen e pageses per cdo subjekt.
Pagesa
Ashtu sikurse eshte e njohur aktualisht paga minimale per efekt te pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore per te vete-punesuarit ne qytet eshte 16820 leke ne muaj ndersa paga maksimale eshte 84 100 leke ne muaj. Per te punesuarit paga minimale per efekt te pageses se kontributeve eshte 19000 leke. Ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 285 date 4.5.2007 jane percaktuar pagat referuese te ndara sipas rretheve degeve te ekonomise dhe posteve te punes per cdo kontributpagues. Kjo do te thote qe cdo i punesuar do te paguhet me pagat reale sipas kontrates me punedhenesin por jo me pak se pagat referuese te percaktuara ne Vendimin e Keshillit te Ministrave te mesiperm. Pra per efekt te pageses se kontributeve pagesa do te behet me paga reale por jo me shume se kufiri maksimal prej 84 100 leke dhe jo me pak se kufiri minimal. Per rastet kur nje person gjate muajit eshte i punesuar ne 2 subjekte qofshin keto persona juridike ose fizike me kohe te plote ose te pjesshme deklarimi per kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore do te behet sipas disa rregullave te cilat ISSH i sqaron per te gjithe personat e interesuar. Ne keto raste secili prej subjekteve e ben deklarimin e punonjesit ne drejtorine rajonale tatimore njelloj sikurse personi te mos ishte i punesuar ne punedhenes tjeter.
Subjektet
Kur nje person eshte punesuar ne dy subjekte te cilat jane regjistruar ne drejtori rajonale te ndryshme secili prej dy subjekteve person juridik ose person fizik deklaron e paguan kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore njelloj sikurse personi te mos ishte punesuar ne nje subjekt tjeter. Pra secili prej subjekteve ne menyre te pavarur deklaron dhe paguan kontributet ne baze te pagave reale me te cilat paguhet brenda kufirit minimal e maksimal te pages mbi te cilen llogariten e paguhen kontributet. Ne rastet kur kontributi ne total i paguar nga i njejti person per dy punedhenesit eshte me i madh se kontributi i llogaritur per pagen maksimale atehere per shumen totale te kontributeve te paguar me teper per punonjesin e punesuar ne dy subjektet drejtoria rajonale tatimore mbi bazen e kerkeses se tij me shkrim ben rimbursimin e subjektit nga i cili punonjesi ka marre pagen me te larte. Me te marre rimbursimin nga drejtoria rajonale tatimore ky subjekt ben rimbursimin e punonjesit per shumen totale te pjeses se kontributeve te punemarresit te paguar me teper ne te dy subjektet brenda 30 diteve nga dita e njoftimit.
ISSH jep shembuj se si duhet te veprojne subjektet ne disa raste
1. Kemi rastin kur paga mujore e punonjesit te njeri nga subjektet eshte sa ose me e madhe se kufiri i pages maksimale aktualisht 84 100 leke ne muaj mbi te cilen llogariten kontributet atehere kontributet deri ne pagen maksimale deklarohen dhe paguhen nga ky subjekt. Subjekti tjeter nuk deklaron kontribute por te rreshti i emrit ne liste-pagese ne kolonat e kontributeve ky subjekt shenon Paguar kontribute me page maksimale te subjekti X me NIPT nr .. duke dorezuar ne zyren tatimore vertetimin e subjektit qe deklaron dhe paguan kontributet ne nivelin e pages maksimale.
2. Ne rastin kur shuma e pagave mujore qe punonjesi merr nga te dy subjektet eshte me e madhe se niveli i pages maksimale mbi te cilen llogariten dhe paguhen kontributet ne kete rast asnje nga pagat vecas qe merr nga dy subjektet nuk e kalon kufirin maksimal te pages ne kete rast subjekti qe paguan pagen me te madhe deklaron dhe paguan kontribute sipas pages reale. Subjekti tjeter qe paguan me page me te ulet deklaron dhe paguan kontribute mbi pagen mujore qe rezulton si diference midis pages maksimale mbi te cilen llogariten kontributet me pagen qe ka ne subjektin me page me te larte. Subjekti tjeter qe personi merr page me te ulet te rreshti i emrit ne listepagese ne kolonat e kontributeve shenon Paguar kontribute me page . Te subjekti X me Nr. NIPT ... duke dorezuar ne zyren tatimore vertetimin e subjektit qe deklaron pagen me te larte.
Per ta ilustruar kete fakt le te marrim nje shembull. Nje person eshte i punesuar ne dy subjekte. Ne subjektin X merr nje page mujore prej 60000 leke ndersa ne subjektin Y merr nje page mujore prej 40000 lekesh.
Ne kete rast subjekti X do te paguaj kontribute per nje page prej 60000 ndersa ne subjektin Y do te paguaje me nje page mujore prej 24200 leke 84 100 - 60000
3. Ne qofte se shuma e pagave mujore qe i punesuari merr nga te dy subjektet eshte sa ose me e vogel se kufiri maksimal i pages mujore per efekt pagese te kontributeve atehere secili nga te dy subjektet ne menyre te pavarur do te llogarise dhe do te paguaj kontributet per pagen reale qe ka i punesuari sikur te mos jete punesuar ne subjekt tjeter.
Ne rastin konkret personi i dypunesuar ne subjektin X merr nje page mujore prej 35000 leke dhe ne subjektin Y merr nje page mujore prej 25000 leke. Totali i dy pagave gjithsej eshte 60000 leke qe eshte nen kufirin maksimal per efekt pagese te kontributeve. Pra te dy subjektet do te paguajne pagat reale me te cilat paguhet i punesuari.
Si behet pagesa e kontributeve per personat te cilet jane njekohesisht te vetepunesuar e te punesuar
Kur nje person fizik i vetepunesuar eshte njekohesisht dhe i punesuar ne nje punedhenes tjeter atehere eshte e detyrueshme qe ky person te rregjistrohet ne QKR dhe zyren tatimore si i vetepunesuar sipas te gjithe rregullave sikur te mos ishte punemarres. Ne kete rast ai duhet te paguaje kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore dhe si i punesuar te nje punedhenes tjeter. Punedhenesi te ky person qe eshte edhe i punesuar ben te gjithe veprimet njelloj si per te gjithe punemarresit sikur personi te mos ishte dhe i punesuar.
Kur paga mujore e tij si punemarres eshte mbi kufirin maksimal te pages aktualisht 84 100 leke ne muaj mbi te cilen llogariten dhe paguhen kontributet ky person si i vetepunesuar nuk do te paguaje kontribute dhe do te deklaroje ne zyren tatimore me pagen zero duke bere shenimin perkates Paguar kontribute me page maksimale te subjekti X me Nr. NIPT duke dorezuar ne organin tatimor vertetimin e subjektit ku eshte i punesuar.
Kur paga mujore e te vete-punesuarit qe eshte njekohesisht dhe punemarres eshte nen kufirin maksimal por gjithnje mbi kufirin minimal te pages mbi te cilen llogariten dhe paguhen kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore atehere ai do te paguaj ne ate mase qe shuma e pages si punemarres dhe paga si i vetepunesuar te mos kaloje kufirin maksimal te pages mbi te cilen llogariten kontributet. Ne kete rast te rreshti i emrit ne liste-pagese ne kolonen e kontributeve shenon Paguar kontribute me page te subjekti X me NIPT duke dorezuar ne organin tatimor vertetimin e subjektit ku eshte punesuar.
Shembull
Nje i vetepunesuar eshte njekohesisht i punesuar te nje subjekt x me nje page prej 50000 leke ne muaj. Paga minimale per efekt pagese kontributesh per te vete-punesuarit aktualisht eshte e miratuar ne masen 16820 leke ne muaj. Duke e mbledhur me pagen qe ky person merr si i punesuar totali i pagave eshte 66120 50000 - 16120. Pra ne kete rast totali i pagave qe ai merr si i punesuar duke i shtuar dhe pagen e miratuar si i vetepunesuar nuk e tejkalon masen maksimale mujore mbi te cilen llogariten dhe paguhen kontributet prej 84 100 leke. Pra ky person do te paguaj rregullisht si i vetepunesuar dhe me pagen qe merr si i punesuar. Duhet pasur parasysh se te gjitha perfitimet qe ofron legjislacioni i sigurimeve shoqerore do te llogariten dhe do te paguhen duke marre ne konsiderate te dy pagesat nga te dy punedhenesit ose ne rastin e te vete-punesuarve pagesen si i vetepunesuar dhe pagesen si punemarres.
Si behet rimbursimi i kontributeve te paguara teper
Bazuar ne nenin 13 te ligjit Nr. 9136 date 11.9.2003 Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore e shendetesore ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar nese si rezultat i nje kontrolli ose arsye te tjera shuma e paguar per detyrimet e kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore tejkalon shumen e llogaritur te detyrimeve drejtoria rajonale tatimore perkatese rimburson diferencen brenda 30 diteve nga evidentimi i mbi-pageses ose nga paraqitja e kerkeses me shkrim nga kontribut-paguesi. Kthimi i shumave te paguara teper per kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore mund te behet me disa menyra.
Menyra e kthimit te parave te paguara teper
- Kalohet per llogari te pageses se detyrimeve te papaguara te kontributeve te te njejtit lloj.
- Kalohen per llogari te pageses se detyrimeve te papaguara te kontributeve te llojit tjeter ne rast se nuk ka detyrime te papaguara te te njejtit lloj kontributi.
- Me pelqimin e tatimpaguesit shuma e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore te paguara me teper kalon ne llogari te pageses se shumes te detyrimeve te mevonshme te kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore.
- Nese te gjitha ose nje pjese e kontributeve te paguara teper lidhen me kontributet e punemarresit punedhenesi eshte pergjegjes per rimbursimin e punemarresve brenda 30 diteve.
Per rimbursimin e pagesave te teperta per kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore duhet te kemi parasysh se shuma e kontributit si detyrimi kontributiv e paguar me teper nuk mund te kalohet per mbulimin e detyrimeve te pagesave dhe gjobave te papaguara te tatimeve te tjera.
Po keshtu per rimbursimin duhet te kemi parasysh se rimbursimi tatimeve te tjera mund te perdoret per te mbuluar gjobat e vena nga inspektoret te vendosura per kontributet e sigurimeve shoqerore por nuk mund te perdoret per te mbuluar detyrimet ose interesat per kontributet e papaguara te kontributeve. Te gjitha rastet qe lidhen me rimbursimin e kontributeve miratohen nga drejtori i drejtorise rajonale tatimore.
24 Shtator 2010