Ministria e Mjedisit nxjerr fiktivisht nga lista e zezë 11 plazhet e ndotura në vend

Megjithëse ka disa kohë që ka nisur ky sezon turistik, plazhet e vendit tonë vazhdojnë të jenë në gjendje skandaloze. Në listën e zezë të plazheve të ndotura ka disa kohë që janë radhitur 11 plazhe të cilët janë shpallur të mosfrekuentueshëm nga pushuesit pa llogaritur këtu që edhe shumë plazhe të tjera nuk sigurojnë në ambient totalisht të pastër. Ndërkohë që ka më shumë se një vit që Ministria e Ambientit shpalli një listë të plazheve të ndotura në vendin tonë tani kjo ministri del dhe thotë se plazhet janë të pastra.
Ajo në prononcimin e djeshëm bëri të ditur se janë plazhe të pastra vetëm ato që kanë qenë vazhdimisht dhe plazhet e ndotura prej kohësh nuk u përmendën fare. Më tej ajo bëri të ditur se këtu janë 10% e plazheve të ndotur po pse sa plazhe na paska vendi ynë?
Raporti i 11 plazheve të ndotura në vendin tonë
Jo pak, por 11 plazhe në vendin tonë ka rrezik të mos frekuentohen për shkak të ndotjes së madhe në to. Ishte ky raporti i Ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuveli, që bëri prezent hartën e plazheve të ndotura, të cilat janë të dëmshme për shëndetin vetëm disa kohë më parë. Një pjesë e plazheve dhe pikave bregdetare vijojnë të jenë tepër të ndotura, çka mund të shërbejë si problem për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, apo infeksioneve, nëse frekuentohen nga banorët apo pushuesit. Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, ka pohuar se 11 plazhe të ndryshme në vendin tonë vuajnë nivelin e lartë të ndotjes së ujit dhe të rërës. Jo vetëm konstatim, por ky ministër rekomandon që pushuesit duhet të vihen në dijeni për këtë fakt dhe duhet tu sugjerohet që të mos shkelin në to derisa të pastrohen.
Zonat më të rënduara
Nga analizat paraprake mikrobiologjike të zhvilluara ka rezultuar se vetëm 61 pika të stacioneve të plazheve rezultojnë të jenë brenda parametrave të vendosura nga Organizata Botërore Shëndetësisë, në lidhje me treguesit e ndotjes të pranishëm në ujë dhe rërë lidhur me praninë e ngarkesave bakteriologjike. Pjesa tjetër e mbetur janë të ndotura shumë herë mbi normat e përcaktuara nga OBSH-së. Ndotje, e cila konsiderohet të jetë në nivele tepër të larta, e çka mund të sjellë rrezikimin serioz të shëndetit të frekuentuesve. Shpërndarja e pikave të ndotura është e tillë, duke filluar që nga plazhet e Adriatikut deri në detin Jon. Në plazhet e qytetit të Durrësit kanë dhe numrin më të lartë të pikave të ndotura, përkatësisht me katër pika, që nga Vollga deri tek Rruga e Plazhit. Me nivel të lartë ndotjeje kanë rezultuar dhe dy pika në Golem, për të cilat vlerat e mikroorganizmave të ndotjes fekale janë shumë të larta si rezultat i shkarkimeve urbane dhe dëmtimit të gropave septike, në Vlorë plazhi i vjetër si dhe ai pranë shkollës së Marinës. E njëjta situatë problematike është dhe në Sarandë tek plazhi i Çukës.
Rreziku nga hidrokarburet në Seman
Ndotja e plazheve nuk shkaktohet vetëm prej shkarkimit të mbetjeve urbane apo devijimit e prishjes së gropave septike. Plazhi i Semanit kërcënohet nga derdhja e hidrokarbureve dhe e naftës nga subjekte të ndryshme. Këto të fundit shkaktojnë një nivel të lartë ndotjeje të këtyre ujërave, duke i detyruara pushuesit që të ekspozohen drejt infeksioneve të ndryshme nëse frekuentojë këto plazhe. Megjithatë, sipas drejtuesve dhe përgjegjësve të kësaj zone po vijohet me kontrollimin e kompanive apo subjekteve, të cilat bëjnë derdhjen e hidrokarbureve në këtë plazh dhe për të gjitha kompanitë që do të shkelin këto rregulla do të vendosen ndëshkime të caktuara dhe në bazat ligjore për ndotjen e mjedisit. Aktualisht këtyre kompanive u janë vendosur dhe gjoba në lidhje me mosrespektimin e kushteve dhe lejeve mjedisore ndaj dhe ato janë të detyruara që të paktën një herë në tre muaj të bëjnë dhe raportime përkatëse në lidhje me këta tregues. Nga monitorimet e këtyre treguesve ka rezultuar të jenë mbi normat e lejuara. Megjithatë, është paraqitur shqetësues fakti që shirat e herëpashershme e kanë tejkaluar dhe nxjerrë më në sipërfaqe këto ndotje, duke i bërë ato prezent dhe të rrezikshme për zonën, për të cilat kërkohet dhe ndërhyrje e menjëhershme.
Durrësi e Kavaja me plazhe të ndotura nga fekalet
"Programi i Monitorimit mikrobiologjik i ujërave bregdetare është përqendruar në plazhet kryesore të vendit, si Durrës, Velipojë, Shëngjin, Kavajë, Vlorë, Dhërmi, Himarë, Borsh dhe Sarandë", kanë pohuar disa kohë më parë burime pranë ministrisë së Mjedisit, të cilat konfirmohen edhe nga specialistë pranë Institutit të Shëndetit Publik, duke qenë se është një punë e përbashkët e këtyre dy dikastereve. Sipas tyre, zonat më të ndotura sipas monitorimit, janë pikërisht plazhi tek Bërryli, plazhi Zhiron, Plepat dhe Shkëmbi i Kavajës, pasi kanë rezultuar mbi normat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për vlerat minimale dhe maksimale të mikroorganizmave indikatorë të ndotjes fekale. Monitorimi i deritanishëm, shkruan me nota jokaluese edhe për zonën e plazhit të Golemit (vaporit të mbytur), zonën e plazhit "Majam" dhe në stacionin e kampionimit (Mali i Robit). Sipas specialistëve të ISHP-së dhe ministrisë së Mjedisit, në këto zona ndodhen tre kanale shkarkimesh të ujërave të larta, të cilat derdhen në det. Më i rrezikshmi është kanali në plazhin e Golemit, sepse sjell ujërat e zeza të fshatit Golem.
Plazhet e tjera
Edhe plazhet e tjera të Shqipërisë përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Madje, edhe aty ku kryeministri Berisha shkoi në fundjavë për të nisur sezonin turistik. Ai ftoi turistët e huaj të vizitojnë vendin tonë, pikërisht aty ku derdhen fekalet.
Saranda, ashtu si të gjitha qytetet e tjera të bregdetit të vendit tonë, nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave urbane të tij, sidomos në zonën që quhet Plazhi i ri. "Ujërat e përdorura urbane të tij, shkarkohen ne det, në 3 pika. Shkarkimi kryesor i ujërave të zeza të qytetit bëhet nëpërmjet stacionit të pompimit në kanalin e Çukës dhe prej andej, indirekt në det, pa asnjë lloj trajtimi", pohojnë burime zyrtare pranë ministrisë së Mjedisit dhe specialistë të ISHP-së. Gjendje thuajse e njëjtë është edhe në plazhin e Shkollës së Marinës, në Vlorë dhe zonat përreth. Indekset e ndotjes fekale dalin mbi normat e rekomanduara dhe kjo zonë duhet të ndalohet rreptësishtë për larje. Me shumë ndotje rezultojnë edhe stacionet e kampionimit në Plazhin e Vjetër, kabinat, ku edhe gjendja higjienike e plazhit është shumë e rëndë nga mbeturinat e shumta urbane. Ish-kabinat në Plazhin e Vjetër janë kthyer në shtëpi banimi, prandaj ujërat e përdorura të tyre me vetërrjedhje derdhen në det, thonë për gazetën burimet zyrtare.
Ndotja ndikon nga infeksionet e lëkurës, deri tek sytë
Infeksione gastrointestinale, rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve, veshëve, hundës dhe lëkurës. Këto janë disa nga efektet negative që jep uji i ndotur i plazheve mbi pushuesit. Këtë e pohojnë specialistët e Shëndetit Publik, të cilët theksojnë se më të prekurit janë sidomos fëmijët. Ndërkohë ata pohojnë se ujërat bregdetare të larjes në përgjithësi, përmbajnë përzierje të mikro-organizmave patogjene dhe jo patogjene. Këto mikroorganizma, shpjegojnë ata, mund ta kenë origjinën nga efluentet e ujërave të zeza, nga vetë përdoruesit e ujërave bregdetare të larjes, banjatoret, defekimi ose nga lëkura e mukozat, bagëtitë e ndryshme, proceset industriale, aktivitetet bujqësore, kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra. "Në përgjithësi, mund të theksojmë se nga uji i ndotur i plazheve shkaktohen infeksione gastrointestinale, si rezultat i pirjes së ujit ose infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve, veshëve, hundës dhe lëkurës, në persona me dëmtime të imunitetit, tek fëmijët e vegjël, ose tek personat e moshuar",- pohojnë specialistët. Shumë efekte shëndetësore negative, e kanë origjinën pikërisht nga ujërat e larjes, kur ato kanë qenë të ndotura nga materiet fekale.
******************************************************
Laguna e Vilunit në Velipojë pushtohet nga inertet
Pas prishjes së ndërtimeve në plazhin e Velipojës në këtë zonë është vënë re një fenomen tepër shqetësues, që dëmton rëndë turizmin dhe ekosistemin e br