E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Punës, projektligj për rishikimin e pagesave sociale

Ministria e Punës do të rishikojë pagesat sociale dhe rivlerësojë të gjithë dokumentacionin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar. Burime zyrtare nga kjo ministri deklaruan është në përfundim projektligji për statusin e personave me aftësi të kufizuara, në rishikim është edhe ligji i shërbimeve sociale. Sipas të njëjtave burime, hartimi i draftit ligjor që do të përfshijë trajtimin e kategorive të personave me aftësi të kufizuar do të përfundojë brenda muajit mars dhe një muaj më vonë do të kalojë për miratim në qeveri. Rreth 105 mijë persona, si të verbër, para dhe tetraplegjikë, persona me diagnoza dhe dëmtime të ndryshme, invalidë punë, etj, mbështeten nga programi i pagesave në cash. Vetëm gjatë vitit të kaluar 57 mijë persona me Aftësi të Kufizuar mendore e fizike, 14 mijë të verbër, 3 mijë persona para-tetraplegjikë, duke përfshirë dhe kujdestaret, përfituan një rritje pagese prej 10%, ndërsa 3.000 para-tetraplegjike përfituan 33% më shumë për paketën higjieno-sanitare. Sipas Ministrisë së Punës, pagesa për paaftësi të invalidëve të punës u indeksua me 10%, ndërsa invalidët e punës që vuajnë nga sëmundjet profesionale dhe të aksidentuar në punë, të grupit të parë përfitojnë një shtese prej 35%. Fondi për pagesën e aftësisë së kufizuar dhe invalidët e punës arriti në 9.2 miliard lekë.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›