Korçë, masakron me thikë shokun, përfundon në pranga agresori
Plagosjet janë bërë problematikë e madhe në rrethin e Korçës, teksa vetëm në muajin e fundit policia ka regjistruar pesë të tilla. Ngjarja e fundit ka ndodhur në qytetin e Maliqit, mes dy të rinjve në orët e vona pas mesnatës së hënë.
Marsel Demollari, 26- vjeç, i dënuar më parë për vjedhje është grindur në një lokal në qytezën e vogël me shtetasin Klodian Agolli, 29 vjeç, edhe ky nga qyteti i Maliqit. Sipas autoriteteve zyrtare policore, sherri ka ndodhur për motive banale meqenëse të dy të rinjtë kanë qenë në gjendje të dehur. Ndërkaq, autori i ngjarjes, Marsel Demollari e ka qëlluar me mjete të mprehta duke i shkaktuar dëmtime të shumta trupore. I plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa autori është kapur pas disa orësh. Ai është gjetur duke u fshehur në afërsi të qytetit të Maliqit në orët e para të mëngjesit të djeshëm, bashkë me thikën me të cilën ka kryer krimin.
Email This Klikime: 2
Email This Klikime: 2