E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet arritjen e marrëveshjeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë

03-07-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Thaçi në Bruksel, nesër takon Eshton


Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet arritjen e marrëveshjeve të para në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, bazuar në parimet e reciprocitetit mes dy shteteve të pavarura e sovrane dhe vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes tyre. Marrëveshjet për lëvizjen e lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe regjistrat civilë, janë në përputhje me frymën e bashkëpunimit dhe integrimit europian te rajonit dhe i afrojnë këto dy vende e gjithë rajonin më afër me BE-në. “Shprehim besimin që marrëveshjet e arritura do të fillojnë të zbatohen sa më shpejt. MPJ përshëndet angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, që mundësuan arritjen e marrëveshjeve të dobishme për qytetarët e të dy vendeve”- thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Kryeministri Thaçi në Bruksel, nesër takon Eshton

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit evropian Ketrin Eshton nesër në Bruksel do të mbajë takimin me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe do të bisedojë për bashkëpunimin e BE dhe

Me ftesë të Zëvendëspresidentes dhe Përfaqësues Speciale për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Bruksel.
Me këtë rast Kryeministri Thaçi, përveç takimit me Baroneshën Ashton do të zhvillojë edhe takime tjera në Bruksel.
Sipas njoftimit nga Qeveria, temë bosht e të gjitha takimeve të Kryeministrit do të jetë agjenda evropiane e Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›