E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria merr presidencën e PABSEC, Topalli: Diplomacia parlamentare, dimenson i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

03-07-2011 / Gazeta 55

Me rastin e marrjes së presidencës nga Shqipëria të PABSEK-ut, zonja Jozefina Topalli u prit në një takim të veçantë nga kreu i parlamentit te Ukraines Volodimir Lidvin.
Në takim, përveç temës së bashkëpunimit të vendeve të Detit të Zi dy kolegët diskutuan për rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një dimension i rëndësishëm i mbështetjes së diplomacisë ekonomike dhe bashkëpunimit në fusha të tjera.
Parlamentarët e dy vendeve të tona thanë ata, duhet të njohin më mirë njëri-tjetrin, realitetet politike dhe ekonomike respektive.
Dy kryeparlamentarët ranë dakord që në të ardhmen të ketë shkëmbime midis grupeve të miqësisë dhe komisioneve parlamentare të ndryshme.
Kryetarja Jozefina Topalli e ftoi homologun e saj për një vizitë zyrtare në Shqipëri.


Me Presidentin Ukrainas


Topalli, Janukovic: Diskutohet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Kiev kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u prit nga Presidenti i Ukrainës Viktor Janukovic.
Duke i uruar mirëseardhjen, ai tha se kjo vizitë shënon një riaktivizim të marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Shqipërisë.
Gjatë bisedës  të dy bashkëbiseduesit ishin të mendimit se vëllimi i shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve është ende i ulët.
“Nxitja dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik midis Ukrainës dhe Shqipërisë me interes reciprok duhet të vlerësohet me më shumë prioritet. Heqja e vizave nga pala shqiptare ndaj qytetarëve të Ukrainës është një hap i parë në këtë drejtim”- tha Kryetarja Jozefina Topalli.
Presidenti Janukovic shprehu idenë e ngritjes së një komisioni ekonomik dypalësh. Ai gjithashtu tha se nënshkrimi i marrëveshjeve në fusha të ndryshme do të vendoste bazën ligjore për rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe të fushave të tjera.
Në këtë takim u diskutua mbi mundësinë e vendosjes së një linje direkte ajrore Kiev- Tiranë.

Asambleja e PABSEC, Shqipëria merr presidencën e rradhës së PABSEC nga Ukraina

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, pas Vilnisut udhëtoi për në Kiev, e ftuar nga kryetari i parlamentit te Ukrainës, Volodymyr Lytvyn.
Në Kiev u zhvillua Asambleja e Përgjithshme  e 37-të e PABSEC ku merrnin pjesë deputetë nga të gjitha vendet anëtare të kësaj Asambleje si dhe Presidenti i Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe zëvendës presidenti i PE-së.
Zonja Jozefina Topalli mbajti një fjalë në këtë asamble me rastin e marrjes së presidencës nga Shqipëria. Ajo tha se për mua ështe një privilegj i veçantë që Shqipëria merr presidencën dhe unë do të jem presidente e asamblesë së PABSEC.
Shqipëria si një bashkëthemeluese e kësaj organizate e vlerëson atë si një forum të një rëndësie të veçantë në çështjen e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh të vendeve pjestare të kësaj orgnizate, por po ashtu për rëndësinë që kanë këto vende në bashkëpunimit për çështjet e sigurisë, të energjisë, të teknologjisë, të ekonomisë së gjelbër, në këto kohë sfidash për mbarë globin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›