Vdes ne aksident 22-vjecari plagoset babai e motra

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi këtë fundjave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur fusha e Luzatit. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit, kur automjeti tip Benz, me targa Gj 2901 A, i drejtuar nga Elidian Gjika, 22 vjeç, nga fshati Kolonjë, u përplas me bordurën, duke dalë jashtë rruge.
Për pasojë 22-vjeçari humbi jetën, ndërsa mbetën të plagosur 2 persona të tjerë të cilët udhëtonin sëbashku me viktimën. Ata u dërguan menjëherë në spital, ndërsa ndodhen nën mbikqyrjen e mjekëve. Policia e cila mbërriti në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.