E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë: 14 të lënduar po mjekohen në Spitalin e Traumës, mes tyre dy të mitur

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, deri në orën 16:15.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se, në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur gjithsej 14 persona të lënduar, nga të cilët 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.

Sipas MSHMS-së, aktualisht, në spital vijojnë të marrin kujdes mjekësor 4 efektivë policie, dy prej të cilëve në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Po ashtu, vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Njëri prej të miturve është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, pas marrjes së trajtimit mjekësor dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor, me praninë e psikologut. Ai është larguar jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi”, njoftoi MSHMS.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur sot vetëm një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin mjekësor, është larguar sipas rekomandimit të mjekëve.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›