Ministria e Shëndetësisë: 23 efektivë policie, pesë protestues dhe një kalimtar po marrin trajtim në SUT

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Njëzet e tre efektivë të Policisë, pesë protestues dhe një kalimtar po marrin aktualisht trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve gjatë protestës në Tiranë.
Sipas përditësimit të orës 21:26 nga MSHMS, këta persona po marrin trajtim në SUT, ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ka aktualisht persona të lënduar.
Protesta në kryeqytet është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, si dhe me akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private.
/e.i/r.e/