E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë: Rreth 1000 pacientë të trajtuar në Shërbimin e Urologjisë në QSUT në 3 muajt e parë të vitit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se Shërbimi i Urologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vijon të ofrojë kujdes të specializuar dhe profesional për pacientët çdo ditë.

Ministria e cilëson këtë shërbim si një nga hallkat e rëndësishme të trajtimit spitalor.

Me një postim në rrjetin social Facebook, ministria sqaron se gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë trajtuar rreth 1000 pacientë të shtruar në Shërbimin e Urologjisë, një shifër që reflekton angazhimin për të garantuar cilësi, siguri dhe kujdes maksimal për qytetarët.

“Mirëmëngjes nga Shërbimi i Urologjisë në QSUT, ku përkushtimi dhe profesionalizmi i ekipit mjekësor janë në shërbim të pacientëve çdo ditë.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë trajtuar rreth 1000 pacientë të shtruar në këtë shërbim – një tregues i angazhimit për të garantuar cilësi, siguri dhe kujdes maksimal”, thuhet në postim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›