E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Transporteve: Bashkia e Tiranës gënjen, i kemi paguar taksat

Tiranë, 22 dhjetor NOA Pas publikimit të një dite më parë të ministrive që nuk kanë paguar taksat nga Bashkia e Tiranës, ka reaguar ministria e Transporteve e cila ishte në listën e debitorëve. MPPTT-ja ka paguar të gjitha detyrimet vendore. Në mënyrë të paturpshme, dje Bashkia e Tiranës në një prononcim për mediat  ka gënjyer qytetarët e saj  dhe mbarë publikun, se disa institucione shtetërore dhe konkretisht MPPTT-ja janë debitor ndaj saj pasi nuk kanë paguar taksat dhe tatimet vendore .

I bëjmë të ditur Bashkisë së Tiranës se MPPTT-ja ka paguar të gjitha detyrimet e saj por mesa duket paaftësia e Bashkisë së Tiranës ka pushtuar çdo hallkë të saj jo vetëm në menaxhimin e fondeve por edhe në informimin e qytetarëve . Ftojmë Bashkinë e Tiranës të bej verifikimet e saj, kësaj radhe nga njerëz të aftë dhe në mënyrë sa më të saktë bëri të ditur sot ministria e Transporteve. k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›