Nis vaksinimi kundër gripit të derrit

Ka nisur vaksinimi kundër virusit A/H1N1. Vaksina e parë u bë në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Vaksinat ditën e sotme do të bëhen vetëm në spitale, ndërsa nesër edhe në klinika.
Grupet që do të kenë prioritet janë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit e sëmurë kronikë. Gjithashtu ndër të parët do vaksionehen edhe mjekët së bashku me punonjësit e spitaleve.
Vaksina nuk duhet të bëhet nga fëmijet të cilëve u bën reaksion veza. Gjithashtu këta fëmijë do të bëjnë vetëm gjysmën e dozës së vaksinës. Për momentin ne vendin tonë ka ardhur një kontigjentë prej 10.000 vaksinash, shumë shpejtë pritet të vijë edhe kontingjenti tjetër prej 15.000 vaksinash. Aktualisht në Shqipëri janë rreth 340 te prekur nga gripi i derrit ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të gipit të derrit ka shkuar në 6.