E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodër-Vora pa drita, banorët në protestë

Banorë të kodër Vorës, në Tiranë kanë protestuar duke bllokuar rrugën dhe duke djegur goma makine pasi prej një jave nuk kanë energji elektrike. Sipas tyre përgjigja që kanë marrë nga KESH është mungesa e një transformatori dhe që kërkon disa ditë për t'u vendosur.
Ndërkohë që i pranishëm në protestën e banorëve ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi. Madje edhe punonjës të policisë së rendit kanë qenë prezent në këtë protestë në rast të ndonjë incidenti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›