E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e shëndetësisë prezanton strategjinë e re të kontracepsionit

Në vend numri i personave që përdorin kontraceptivët modernë vazhdon të jetë në shifra mjaft të vogla. Këto kontaceptivë të cilët mbrojnë shëndetin riprodhues të qytetarëve dhe ndihmojnë në planifikimin familjar. Ndaj për të ndërgjegjësuar qytetarët ministria e shëndetësisë lancon strategjinë kombëtare për rritjen e përdoruesve të kontaceptivëve për vitet 2012-2016. Për ministrin Vangjel Tavo qëllimi i strategjisë është që të rritet përdorimi i këtyre metodave moderne,ku synohet që deri në vitin 2015 prevalenca e përdorimit të rritet me 30% nga 11% .
Ndërsa për Zejnep Benjelloun,përfaqësuese e fondit të kombeve të bashkuara për popullsinë,pavarësisht punës së bërë nga qeveria,duhet bërë akoma me tepër në këtë drejtim.
Planifikimi familjar është një e drejtë bazë shumë e rëndësishme e njeriut. Kombet e Bashkuara për vitet 2012-2016 janë të vendosur të ndihmojnë qeverinë shqiptarë në këtë drejtim. Strategjia do të tregojë përkushtimin e qeverisë shqiptare, e cila do të ndikojë edhe në uljen e numrit të aborteve” theksoi ajo.
Kjo strategji është hartuar nga specialistët shqiptarë të shëndetësisë me ndihmën e ekspertëve të huaj të Kombeve të Bashkuara dhe USAID-it.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›