The Joker del përpara gjyqit (FOTO)
Personi që qëlloi për vdekje 12 persona në një kinema në SHBA, doli përpara gjyqit për herë të parë.
James Holmes, 24 vjeç, që kishte lyer flokët me ngjyrë të kuqe, për tu dukur si armiku kryesor i Batman, The Joker, u këshillua nga gjykatësja të mos kishte asnjë kontakt me të afërmit e viktimave.
Holmes nuk komunikoi me askënd, ndërsa dukej qartë se ai nuk është në rregull. Disa komentatorë thanë se ai nuk kishte vënë gjumë në sy.
Prokurorët thonë se do kërkojnë dënim me vdekje, por do bëjnë edhe një këshillim me familjet e viktimave.
Për Holmes do ketë edhe një kontroll psikiatrik. Ekspertët ligjorë thonë se ai është një rast i pashpresë pasi nuk ka avokat që mund ta mbrojë.
Disa hetues thonë se ai nuk ka shfaqur keqardhje për krimin e bërë. Gjatë kohës që është marrë në pyetje, ai sillej sikur ishte në një film.




