Ministria per Panairin Kemi pergjysmuar qirane

Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve e ka dhene tashme kontributin e saj per Panairin e Librit 2012 ne Tirane 14-18 nentor. Nepermjet drejtorit Ermir Nika i Drejtorise se Librit sqarohet se kjo ministri ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise ka hartuar dhe nenshkruar nje projektvendim per uljen e qirase ne masen 50 te ambienteve te Pallatit te Kongreseve. Kjo perben ndihmen me te madhe te aplikuar deri me tani pasi behet fjale per nje ulje te ndjeshme te tarifave per te gjithe pjesemarresit thote Nika. Deklarata e dhene per Shekullin pergenjeshtron ankesen qe shprehu para dy ditesh kryetari i Shoqates se Botuesve Petrit Ymeri. Ymeri nuk e permendi kete fakt ne deklaraten publike qe beri per panairin e librit. Perkundrazi ai u ankua per mungesen e mbeshtetjes se Ministrise dhe sponsoreve te tjere. Ymeri fliste nderkohe qe ne afishen e Panairit Tirana 2012 qe ishte varur pas shpines se tij mbante logon e Ministrise se Kultures forme presioni.
Kryetari i Shoqates se Botuesve u pyet nga Shekulli per buxhetin e ketij aktiviteti dhe ai nuk deklaroi shifra. Por nese u kthehemi shifrave te dy viteve te kaluara atehere kemi kete histori Shoqata i ka paguar Pallatit te Kongreseve nje qira rreth 7.900.000 leke kur cmimi per meter katror nuk shkon me shume se 5.800 leke. Cmimet per stenda qe ka aplikuar deri vjet Shoqata ka qene 70 euro m2. Nese kete vit hapesira e ekspozimit eshte shtuar me nje kat eshte bere 2000m2 Ministria e Kultures eshte pergjigjur me uljen e qirase ne masen 50. Eshte viti i dyte qe Ministria ndermerr nje iniciative te tille e cila ka efekt pozitiv per te gjithe botuesit shqiptare qe i jane bashkengjitur organizimit te ketij eventi te madh shton Nika dhe kujton se vjet u arrit ulja e tarifave te qirase ne masen 25 kurse sivjet kjo shifer ne kuader te kremtimit te 100-vjetorit eshte rene dakord qe te arrije kuoten e 50. Projektvendimi pritet te zbardhet keto dite kohe ne te cilen jane percaktuar qarte edhe hapesirat qe do te vihen ne dispozicion te botuesve pjesemarres. Pa llogaritur ketu mbeshtetjen qe ka dhene ministria e Kultures per Shoqaten e Botuesve qe drejton Ymeri per pjesemarrjen ne panairet e Lajpcigut.
/Shekulli Print/Valeria Dedaj/