Ministritë greke në grevë
Nëpunësit e Ministrisë së Financave kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë hyrjen e përfaqësuesve të trojkës europiane, e cila mbërrin sot në Athinë për tu takuar me ministrin e Financave, Evangelos Venizelos. Në grevë janë përfshirë edhe punonjësit e Ministrisë së Jashtme, asaj të Bujqësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Punës. Në një deklaratë për shtyp sindikata e punëtorëve të sektorit publik ka bërë të ditur se që nga sot nis luftën pa kompromis për të mos lejuar qeverinë të zbatojë masat shtrënguese. Ata e kanë quajtur barbare politikën e qeverisë lidhur me shkurtimin e vendeve të punës, shkurtimin e pagave dhe pensioneve dhe shtimin e taksave.